Princ Harry dhe Meghan Markle janë shkëputur përfundimisht nga Mbretërinë e Bashkuar. Çifti kanë dorëzuar çelësat e rezidencës Frogmore Cottagey pas kërkesës nga familja mbretërore.
Rezidenca mbretërore ishte banesa e çiftit në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur.
Vila Frogmore iu dhurua Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it nga mbretëresha e ndjerë Elisabeth si dhuratë martese në vitin 2018. Kujtojmë se ato dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020.