Tek Al Hilal e kanë përjetuar keq refuzimin e Leo Messit. Kampionit të botës iu afrua një pagë sezonale 400 milionë euro për të firmosur me klubin saudit, por “pleshti” preferoi SHBA dhe firmosi me Inter Miamin.
Gjithsesi, drejtuesit e klubit arab nuk dorëzohen dhe kanë piketuar një tjetër përforcim nga PSG-ja. I përzgjedhur i momentit është Neymar, të cilin e pret një ofertë faraonike në Arabinë Saudite.
CRB Sports shkruan se një delegacion i Al Hilal fluturuan të premten drejt Parisit për të biseduar nga afër me Neymar. Të cilin e pret një ofertë sezonale 200 milionë euro, po aq sa përfiton Cristiano Ronaldo tek Al Nassr.
Ndërkohë që klubi saudit ka gati 45 milionë për PSG-në për të lënë të lirë 31-vjeçarin brazilian, i cili mund të jetë ylli i radhës që largohet nga Europa për të vijuar karrierën në Arabi.