Edhe pse kanë kaluar ditë nga fatkeqësia e zhdukjes së nëndetëses Titan dhe shpallja të vdekur e pesë pasagjerëve në bord, vdekja e aktorit Lew Palter na rikthen sërish në ngjarjen e trishtë. Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare në Los Angeles, pasi ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Ai preku zemrat e të gjithëve me rolin në filmin e regjisorit James Cameron. Në momentin e fundosjes së anijes, ai zgjedh që të qëndrojë në anije bashkë me gruan e tij, ndërsa ujërat mbulojnë kabinën e tyre. Roli i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij vdiqën vërtet në bordin e anijes.
Të mbijetuarit e katastrofës kujtojnë se kishin parë Isidor Strausin të refuzonte një vend në një varkë shpëtimi, kur gratë dhe fëmijët ende prisnin të largoheshin nga varka që po fundosej.
Manjatit të shitjes me pakicë Isidor Straus dhe gruaja e tij Ida, ishin dy prej njerëzve më të pasur në Titanik. Ata ishin pasagjerë të klasit të parë kur anija u fundos në vitin 1912.
Wendy Rush, gruaja e Stockton Rush, themeluesit dhe drejtorit të OceanGate, i cili vdiq në bordin e nëndetëses së zhdukur Titan, është pasardhëse e familjes Straus. Wendy e lindur si Wendy Hollings Weil, u martua me Stockton Rush në vitin 1986, sipas New York Times.
Faqja e saj në LinkedIn thotë se ajo ka marrë pjesë në tre ekspedita të OceanGate në rrënojat e Titanikut në dy vitet e fundit; se ajo shërben si drejtore e komunikimit e kompanisë; dhe se ajo është një anëtare e bordit të fondacionit bamirës të kompanisë.
Rush rrjedh nga një prej vajzave të Strauses, Minnie, e cila u martua me Dr Richard Weil në vitin 1905. Djali i tyre, Richard Ëeil Jr., më vonë shërbeu si president i Macy’s New York dhe djali i tij, Dr. Richard Weil III, është babai i Rush, sipas drejtoreshës ekzekutive të Shoqërisë Historike Straus, Joan Adler.
Trupi i Isidor Straus u gjet në det afërsisht dy javë pasi Titaniku u mbyt, sipas arkivave të New York Times, ndërsa Ida Straus nuk u gjet kurrë.
Palter punoi si profesor në Shkollën e Teatrit CalArts. Ai mësoi studentët për aktrim duke përfshirë të nominuarit për “Oscar” si Don Cheadle dhe Ed Harris, dhe të nominuarën për “Emmy”, Cecily Strong. Përmes karrierës së tij të gjatë Palter drejtoi gjithashtu një sërë shfaqjesh jashtë Broadway-t.