Që kur u zbulua se Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do të vijnë si protagonistë të një filmi, kurioziteti ka qenë tejet i madh.

Filmi mban emrin “Në kuadër të dashurisë” dhe po xhirohet aktualisht në Korçë. Xhirimet e filmit më të komentuar të momentit “Në kuadër të dashurisë” po vazhdojnë dhe ne ende mbetemi kuriozë të shikojmë personazhet e “Big Brother VIP” së bashku si aktorë. Por gjithashtu së bashku me ta, edhe të gjithë aktorët e tjerë.

E në fakt kur regjisori Koloreto Cukali tha se ky do të ishte një kast ëndrrash, nuk na e kishte marrë mendja se gjithë këta personazhe kaq të dashur për publikun, do të bëheshin bashkë. Duke nisur nga aktorët profesionistë e deri tek personazhet publikë më në zë të momentit, një realizim spektakolar është duke u krijuar.

Gjithashtu dhe stafi i madh prej profesionistësh është duke punuar fort që të sjellin më të mirën tek publiku. E nëse ishit duke pyetur veten se kur mund ta shihni filmin “Në kuadër të dashurisë”, tani mësohet se në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Edhe pak ka mbetur…