Sytë e botës janë kthyer nga një operacion shpëtimi që po kërkon për shenja nga nëndetësja Titan, e cila prej ditësh tashmë ka dalë nga radarët.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se oksigjeni në mjetin lundrues mund të jetë tashmë drejt mbarimit, por a ishte kjo një tragjedi e paralajmëruar.

CNN raporton se dy ish-punonjës të OceanGate, secili më vetë, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth sigurisë së nëndetëses Titan kur ata punonin për kompaninë disa vitë më parë.

Një deklaratë e bërë nga laboratori kërkimor tregon përplasje të informacionit rreth mënyrës sesi është ndërtuar, testimit dhe zhvillimit të nëndetëses.
David Lochridge, ish-drejtues i kompanisë për operacionet detaret, deklaronte në një dëshmi për gjykatën se u hoq nga puna në vitin 2018 pasi ngriti shqetësime rreth sigurisë dhe testeve të kryera për Titanin, e cila u zhduk të dielën me pesë persona në bord.

Nëndetësja pritej që t’i dërgonte pasagjerët në vendin ku ndodhen mbetjet e Titanikut. Lochridge punoi si kontraktor i pavarur për OceanGate në 2015, më pas si punonjës midis 2016 dhe 2018, sipas dosjeve gjyqësore.

Kompania ndërpreu bashkëpunimin me të dhe e paditi Lochridge dhe gruan e tij në vitin 2018 me pretendimin se ndau informacione konfidenciale, përvetësoi sekretet tregtare dhe përdori kompaninë për asistencën emigracioni. Sipas asaj që thuhet në padi, Lochridge nuk është inxhinier, por pilot nëndetësesh dhe zhytës.