Pak ditë më parë Neymar konfirmoi se ka tradhtuar të dashurën e tij shtatzënë, Bruna Biancardin. Ai publikoi në rrjete sociale një foto krah saj duke i kërkuar falje për diçka të pajustifikueshme, pasi lajmi i tradhtisë po bënte bujë kudo.

Neymar shkroi se ndonëse i kishte kërkuar falje për gabimet e tij, dëshironte ta bënte dhe publikisht sepse çështja e tyre private u bë publike. Futbollisti shtoi se Bruna është gruaja e ëndrrave të tij dhe nuk dëshiron ta humbasë.

Së fundmi, Neymar, Bruna dhe Davi Lucca janë shfaqur si një familje në publik për herë të parë që pas ndjesës publike të futbollistit. Ylli brazilian mori pjesë në një mbrëmje gala bamirësie të organizuar nga intitucioni me emrin e tij.