N’Golo Kante është pronari i ri i klubit belg Royal Excelsior Virton.
Mesfushori francez, i cili u largua nga Chelsea pak ditë më parë për t’u transferuar në Arabinë Saudite, do të mbetet i lidhur me futbollin europian.
Klubi belg luan në divizionin e tretë dhe kontrollohej nga biznesmeni luksemburgas, Flavio Beca, i cili e kishte marrë përsipër në vitin 2018.
“Flavio është jashtëzakonisht i lumtur që mund t’i dorëzojë çelësat e klubit N’Golo Kante-s, një lojtar i klasit të madh, jo vetëm për cilësitë e tij futbollistike, por edhe mbi të gjithë për cilësitë njerëzore të njohura unanimisht”, thuhej në njoftimin për shtyp.