Para ndarjes nga jeta Silvio Berlusconi ka marrë një vendim të rëndësishëm për Monzën. Sipas raportimeve të medieve italiane, Berlusconi ia ka shitur klubin manjatit grek Evangelos Marinakis, me firmën që është hedhur nga ish-presidenti i Milanit vetëm para pak ditëve.
Botuesi dhe pronari grek i anijeve, ai zotëron një nga flotat tregtare më të mëdha në botë të trashëguar nga babai i tij, si dhe TV, radio dhe gazeta, tashmë zotëron Olympiacos në Greqi dhe Nottingham Forest në Angli, por është ende në kërkim të klubeve të reja për të investuar.