A e keni vënë re se disa njerëz pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se çfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar?

Edhe nëse në jetë kanë arritur ose kanë marrë gjithçka që kanë kërkuar, ata përsëri kërkojnë më shumë. Nuk bëhet fjalë vetëm për të mirat materiale, ata janë njerëz që ndjekin qëllimet dhe vazhdimisht duan të përmirësohen, edhe nëse kjo ndodh në kurriz të të tjerëve.

Dashi
Në “natyrën” e Dashit është gjuetia dhe suksesi. Ata vazhdimisht përpiqen të arrijnë qëllime të reja, të cilat kur t’i arrijnë do të mërziten shumë shpejt dhe do të kërkojnë diçka të re. Ata emocionohen, pasionohen dhe mërziten po aq lehtë. Kjo shenjë nuk pushon derisa të marrë atë që i zgjon interes.

Binjakët
Dihet se Binjakët mërziten lehtësisht dhe janë gjithmonë në kërkim të diçkaje për t’i emocionuar. Pavarësisht nëse flasim për marrëdhënie personale apo profesionale, ata nuk janë kurrë të kënaqur. Ata janë vazhdimisht në kërkim të të resë dhe në kërkim të adrenalinës. Nëse arrini të mbani të pazbehur interesin e tyre dhe të “luani” me mendimet e tyre, atëherë mund të qëndroni edhe për një kohë në jetën e tyre. Por përsëri, mos mbani shumë shpresat tek kjo shenjë.

Shigjetari
Në këtë listë nuk mund të mungonte shenja që kërkon vazhdimisht aventura dhe nuk vetëkënaqet. Shigjetarët kanë një dëshirë të pashuar për më të mirën. Ata janë të etur për diçka të re, nuk kanë frikë nga e panjohura dhe vështirë se qëndrojnë pa bërë diçka. Rreziku është sinonim i emrit të tyre, siç është edhe ndjenja e të qenit të pakënaqur.