Në prag të dy ndeshjeve të Kombëtares shqiptare, kundër Moldavisë më 17 qershor në “Air Albania” dhe ndaj Ishujve Faroe në transfertë, trajneri Sylvinho ka folur për zgjedhjet e bëra, formën e kuqezinjve, si dhe menaxhimin që duhet bërë për këto dy sfida.
“Gjendja e futbollistëve? Sigurisht që kemi moment delikat sepse është fund sezoni dhe lojtarët janë të ngarkuar. Kjo është pjesë e punës dhe kam folur e kam takuar shumë lojtarë. Është situatë ku grupi duhet menaxhuar sa më mirë. Duhet menaxhuar intensiteti që lojtari të japë 100% në fushë dhe prandaj kemi zgjedhur 26 lojtarë. Duhet menaxhim i mirë pasi kemi moment delikat.
Turi në Europë dhe kundërshtarët? Mund të them se i njoh më mirë lojtarët. Prej dy muajsh nuk kishim punë të lehtë. Polonia ishte vetëm një ndeshje dhe tani kemi situatë krejt ndryshe me kundërshtarë ndryshe.
Jam i kënaqur me listën që ishte me 27 lojtarë por tani kemi 26 nga Gjasula. Jam i kënaqur që kemi të rinj dhe me eksperiencë dhe 2-3 lojtarë të tjerë që do të na ndihmojnë. E njoh skuadrën më mirë se në periudhën që kishim ndeshjen me Poloninë.
Mundësitë për fitore? Mundësia për të fituar një ndeshje është dhe përveç lojës së bukur për të marrë 6 pikë, është fusha që na e tregon. Rezultati nuk është diçka që dihet pasi kemi 7 ndeshje të rëndësishme që duhen fituar. Tani kam në mendje vetëm ndeshjen me Moldavinë dhe pastaj do të kem tjetrën.
Jam i kënaqur me punën që po bëhet dhe duhet të luftojmë për një vend në Gjermani. Jam i bindur se në debutimin tim në Shqipëri para tifozëve do të bëjmë më të mirën për të marrë 3 pikë dhe tifozët do të na ndihmojnë.
Sadiku dhe Muçi? Kemi një grumbullim ndryshe këtë herë. Përpara kemi dy ndeshje, kundërshtarë krejt ndryshe nga Polonia. Muçi vjen nga një formë mjaftë e mirë. e meriton që të jetë këtu me ne dhe të ndihmojë skuadrën.
Me Sadikun kam folur më përpara. Ai kthehet këtu pas gati tre vitesh. Është një simbol për Kombëtaren. Është një lojtar që e njeh mjaft mirë zonën, golin. Është e rëndësishme që ne të bëjmë një lojë të bukur, por në fund do të vlejnë tre pikët. Ne e dimë që na duhen këto tre pikët.
Ndeshja nuk fitohet nga një çast, por nga ajo që ndërton. Mund të them që jam i kënaqur nga kjo listë. Të gjithë ata që janë këtu e meritojnë. Është e rëndësishme të fitojmë me Moldavinë. Çekia nuk ka asnjë humbje. Është situatë shumë e tendosur.
Gjithsesi jam i bindur për lojtarët e mi. Ata që do të zbresin në fushë do të jenë ata që do të jenë në 100%. Është sa më e rëndësishme që të bëjmë një lojë sa më të mirë përpara tifozëve tanë.
Roshi? Patjetër që Roshi është një lojtar i rëndësishëm. Nuk do të thotë që nuk do të jetë me ne në shtator. Është një lojtar mjaft i aftë. Por në këto momente kemi dhe lojtarët të tjerë që mund ta bëjnë më mirë atë rol. Roshi është në monitorim, ashtu si shumë lojtarë të tjerë të Kombëtares.
Problem me ekipet e vogla? Ne kemi përpara shtatë ndeshje. U them dhe lojtarëve që nuk ka ekipe të vogla. Janë të gjithë rivalët njësoj. Ajo që duhet theksuar është që çdo gjë do varet nga ne. Nuk ka rëndësi nëse është Moldavia, Polonia apo Çekia.
Ne duhet të jemi gjithmonë në 100%. Është puna e trajnerit që duhet të motivojë lojtarët. Luajmë me një rival që nuk ka pësuar humbje. Jam i bindur që dhe ata nuk e quajnë Shqipërinë të vogël. Duhet të luftojmë deri në fund.
Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. ka ekipi ku kundërshtari tërhiqet, por ne duhet të gjejmë mundësitë tona për të shënuar. Ndoshta mund të ketë ndonjë ndryshim meqë Gjasula nuk do të jetë me ne.