Një grua që u martua me dashurinë e jetës së saj ka përjetuar gëzimin e saj më të madh dhe pikëllimin më të madh brenda 10 minutave. Johnnie Mae Dennis u martua me Toraze Dennis më qershor në një kishë të vogël në Omaha, Nebraska.
“Të dy Johnnie Mae dhe Toraze planifikuan të jetonin pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku”, tha shoqja e Johnnie Mae, Monica Miller. “Fatkeqësisht, Toraze dha frymën e tij të fundit pak pasi tha “Po”. Toraze, 48 vjeç, pësoi një mpiksje gjaku menjëherë pasi çifti bëri betimin në kishë. Festa u kthye në një skenë kaotike teksa të sapomartuarit dolën jashtë për të bërë foto.
“Zemra e tij ndaloi në orën 4:35, vetëm një orë pasi kishte filluar ceremonia. Ndodhi brenda pak sekondash”, tha shoku i Johnnie Mae Jewel Robertson. “Nusja u martua dhe mbeti e ve në një hark kohor prej 10 minutash”, tha Robertson.