Olsi Bylyku ka konfirmuar për herë të parë ndarjen nga partnerja Egli Tako, me të cilën ishte në një marrëdhënie prej vitit 2019. Olsi do jetë i ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, ku në promon e publikuar në faqen e Top Channel aktori emocionohet kur Romeo Veshaj e pyet: A të mungon?
Pa fjalë por me gjeste ai tregon se sa shumë e ka lënduar kjo ndarje.
Prej javë mediet kanë aluduar për ndarjen e çiftit por asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht. Në intervistën e tij, Olsi jo vetëm konfirmon ndarjen por zbulon edhe arsyen pse ai dhe Egli morën të dy bashkë këtë vendim.