Ish-banorja e “BBV2” Olta Gixhari ka bërë shumë zhurmë kohët e fundit, duke postuar foto nga pushimet e saj me familjen në Bodrum, pikërisht në vendin ku u bënë dhe xhirimet e formatit më të ri “Kemi i VIP-ave”.
Janë bërë shumë aludime se ajo do jetë pjesë e këtij formati, por autorja Olsa Muhameti e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se aktores nuk i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Kepit të VIP-ave”, por i është bërë një telefonatë që bëheshe pjesë duke pirë kafe me një nga personazhet. Ajo ka refuzuar duke thënë se është me pushime.
Ronaldo Sharka: Olta Gixhari është aluduar se do jetë tek “Kepi i VIP-ave” për shkak të disa postimeve që ajo ka bërë në Bodrum. Do të jetë Olta pjesë e “Kepit të VIP-ave”?
Olsa Muahmeti: Jo Olta nuk është pjesë e “Kepit të VIP-ave”, ne nuk ia kemi bërë një ofertë të tillë, ama pas ngacmimeve që Olta bëri me Instagramin e saj, se duket që e provokoi për të thënë që jam a nuk jam tek Kepi. I ka bërë stafi një telefonatë nëse është e mundur që të kishim një kafe me një nga personazhet dhe ajo tha që jam me pushime. Di që kjo është një bisedë e bërë jo nga unë dhe di që më është dhënë një përgjigje dhe nuk jam shumë brenda situatës.