Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Rinasit dhe në Malësinë e Madhe për zbulimin e zonave ku kultivohet lënda narkotike.

Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV se Forcat policore nga reparti FNSH, dhe Operacionale janë ndarë në dy grupe duke u vendosur në këto dy zona të ndryshme.

Ata pritet të ndërmarrin operacion zbulimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike.

Ditë më parë në malësinë e Krujës, Forcat Operacionale kanë zbuluar lëndë narkotike të kultivuar në disa fshatra të ndryshme.