Nuk hyn tek superyjet, por rritja e tij është vërtet meteorike. Myrto Uzuni mund të jetë njëri nga futbollistët me përparimin më të madh në botë të vlerës së kartonit në 12 muajt e fundit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare aktualisht ka vlerën si profesionist prej 9 milionë eurosh, ndërsa vazhdon të jetë pjesë e Granadës në Spanjë, tashmë në La Liga.
Vetëm një vit më parë, në qershor 2022, vlera e kartonit të beratasit ishte vetëm tre milionë euro, ndërsa fillimin në Iberi e pati të vështirë dhe ra nga kategoria.
Gjithsesi, Uzuni shpërtheu në Ligën e Dytë, duke shënuar 23 gola, duke fituar Këpucën e Artë e duke qenë më i miri për Granadën që u ringjit në elitën e futbollit spanjoll.

Pikërisht për këtë paraqitje, faqja e specializuar gjermane “transfermark” ia trefishoi vlerën e kartonit, ndërsa pritet me shumë interes të shihet sesi do të jetë loja e 28-vjeçarit në La Liga, përballë gjigantëve si Barcelona, Reali, Atletico apo Sevilla, sa për të përmendur disa emra. Vetë Granada kërkon të paktën 18 milionë euro, ndonëse kjo është histori tjetër.

Kjo e Uzunit është thuajse një përjashtim për lojtarët e kombëtares shqiptare sepse mjaft prej tyre kanë pasur dëmtime apo lënie në stol dhe vlera e tyre e kartonit është ulur apo ka qendruar në vend