Ava Max është goditur me shuplakë në fytyrë nga një fans teksa këndonte në Los Angeles, duke i shkaktuar asaj një gërvishtje në pjesën e brendshme të syrit.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, u godit në mes të shfaqjes së saj në Los Angeles të martën mbrëma, me pamjet e incidentit që tregonin se ajo po shërohej shpejt për të vazhduar shfaqjen.

Duke postuar në Twitter, 29-vjeçarja u tha fansave të saj: “Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë më kurrë në një shfaqje. Faleminderit fansave që u treguan spektakolar sonte në LA!!

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Bebe Rexha u godit në fytyrë nga një telefon që i hodhi një fans teksa performonte në Nju Jork.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë skenën ku këngëtarja bie menjëherë në gjunjë dhe anëtarët e stafit të koncertit vrapojnë në ndihmë të saj.