Kapriçot e motit në këtë fillim verë kanë shkaktuar problem edhe në qytetin e Korçës. Të mësuar me reshjet e dëborës, kësaj radhe një pjesë e rrugëve dhe bizneseve në Korçë janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut.
Sistemi i kullimit në këto zona duket se nuk ka mundur të kryejë funksionin e tij, ndërsa administartorët e bizneseve dhe objekteve të përmbytura shprehen se kjo situatë është përsëritur edhe më parë.
Probleme janë shkaktuar edhe me rrëzimin e pemëve, fenomen ky që ka ndodhur edhe më parë, por fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.