Polonia dhe Lituania do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur, tha presidenti polak Andrei Duda gjatë vizitës së tij sot në Kiev.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë të mundur”, tha Andrei Duda gjatë një konference për shtyp së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky.

“Ne po mundohemi që vendimet që do të merren gjatë samitit të NATO-s të lëvizin në perspektivën e integrimit. Ne jemi duke biseduar për këtë çështje me aleatët tanë”, tha ai.

Presidenti polak deklaroi gjithashtu se ekziston nevoja për të forcuar krahun lindor të NATO-s, paralajmëroi se zhvendosja e organizatës mercenare Wagner në Bjellorusi është një rrezik potencial për Poloninë dhe Lituaninë dhe i kërkoi NATO-s të jetë në vëzhgim për këtë situatë të re.