Ekspertët dhe prokurori Sokol Nishani kanë mbërritur në kampin MEK në Manzë të Durrësit dhe kanë hyrë në morgun ku ndodhet një trup i pajetë brenda spitalit të kampit.

Pritet që të bëhet ekspertiza e viktimës, muxhahedinët pretendojnë se u vra nga forcat e policisë. Ndërsa vetë Policia thotë se gjatë operacionit nuk pati viktima.
Më herët, Ministria e Brendshme, në një reagim për ngjarje, tha se “për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të iranianëve po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”.

Sot në mëngjes, Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antiterror nisi një operacion në kampin ku strehohet që prej vitit 2015 muxhahedinët, në Manëz të Durrësit. Policia hasi në rezistencën e iranianëve, që kundërshtuan me forcë kontrollet në kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknologjike. Në mes të tensioneve, muxhahedinët deklaruan për mediat se ka një viktima dhe disa të plagosur në kamp. Pas largimit të policisë, ata vazhduan të protestonin, ndërsa akuzuan policinë se “u vrau vëllanë e tyre”.