Shumë anëtarë mbretërorë dhe përfaqësues të shtetit ishin të pranishëm në dasmën mbretërore të Jordanisë, duke përfshirë Princin Uilliam dhe Kate Middleton.
Princi dhe Princesha e Uellsit mbërritën në Jordani pak kohë para dasmës madhështore që Mbretëresha Rania dhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë përgatitën për djalin e tyre Princi Husein, i cili martohet me Raja Al Saif.
Duke qenë se dy familjet mbretërore kanë një marrëdhënie të mrekullueshme dhe së fundmi Mbretëresha Rania dhe bashkëshorti i saj morën pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III edhe Princi dhe Princesha e Uellsit nuk kishin si të mundonin në dasmën mbretërore.
Princi Uilliam dhe Princesha Kate morën pjesë në dasmën mbretërore të Jordanisë, e cila filloi të enjten në Pallatin Zahran të Amanit, i njëjti vend i zgjedhur nga babai i Princit të Kurorës, Mbreti Abdullah II, dhe gjyshi i tij, Mbreti Husein, për dasmat e tyre.
Çifti mbretëror mahnitwn me daljen e tyre publike dhe me paraqitjen e tyre.
Çifti mbretëror janë fotografuar teksa uronin të sapomartuarit pas ceremonisë. Pas ceremonisë, Princi Uilliam dhe Kate u rreshtuan së bashku me të ftuarit e tjerë për të uruar çiftin mbretëror.
Anëtarët e familjeve mbretërore të Belgjikës, Spanjës, Danimarkës, Holandës dhe Japonisë morën pjesë gjithashtu, së bashku me Zonjën e Parë të SHBA-së Jill Biden .
Si ngjarja më e madhe mbretërore e Jordanisë në vite, ceremonia kishte një rëndësi të thellë për rajonin. Festimet filluan javën e kaluar me një festë me këna për zonjën Alseif, të organizuar nga mbretëresha e Jordanisë Rania dhe ku morën pjesë disa qindra gra.