Rinovim i rëndësishëm te Partizani. Kampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me Arinaldo Rrapajn.

Mesfushori ofensiv nga Vlora, ka firmosur kontratën e re, që do e mbajë të lidhur me “Demat” deri në verën e vitit 2026.

21-vjeçari është pjesë e klubit kryeqytetas prej vitit 2021. Sezonin e shkuar ishte një ndër protagonistët e fitimit të titullit me 6 gola dhe 8 asiste.

Komunikata zyrtare e Partizanit

ARINALDO RRAPAJ RINOVON ME KAMPIONËT

Mesfushori 21-vjeçar, i kuq deri në 2026

Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Arinaldo Rrapaj. 21-vjeçari dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2026, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.
Një hap i cili ka konkretizuar pozitivisht të ardhmen e Rrapaj te Partizani njëkohësisht edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues.