Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari ndonëse u bë pjesë e një rrugëtimi të gjatë krah moderatores Arbana Osamani, nuk do të jetë pjesë e dasmës së saj në Itali.

E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, për të diskutuar mbi temën e martesës, dasma e moderatores së njohur Arbana Osmani, e cila do të celebrohet sot në Toskana, s’mund të mos ishte pikë diskutimi.

Moderatorët folën dhe për dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që do të zhvillohet në Itali dhe pyetën Krist Dragot dhe Zhaklin Lekatarin nëse janë të ftuar.Të dy thanë se nuk kanë marrë një ftesë.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: A të kanë ftuar.

Kristi: “Si ta them… nuk më kanë ftuar”.

Romeo: Po ti Zhak?

Zhaklina: “Jo, nuk më kanë ftuar”.

Donaldi: Po Arbri do jetë?

Zhaklina: “Nuk e di”.

Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?

Zhaklina: “Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta”.

Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm.

Kristi: “Sepse Zhaklina është person ‘non grata’”.

Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde.

Zhaklina: “Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj”.