Në Itali për futbollistët është vendosur ndalesë që të marrin numrin “88” në fanellës, me arsyen se numri përkujton liderin nazist Adolf Hitler.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Federata e Futbollit e Italisë nënshkruan një “deklaratë të qëllimit të mirë” lidhur me luftën kundër antisemitizmit në futboll.

Sipas vendimit, në kuadër të deklaratës që u njoftua nga ministri italian i Punëve të Brendshme, Matteo Piantedosix, është ndaluar që futbollistët të përdorin këtë numër në fanellat e tyre për shkak se numri “88” përkon me shkronjën “H” dhe duke iu referuar përshëndetjes “Heil Hitler” përdoret si simbol kryesisht nga grupet raciste neonaziste për të lavdëruar liderin nazist Adolf Hitler. Piantedosi, vuri në dukje se përveç marrjes së numrit “88” nga futbollistët, është e ndaluar edhe për tifozët që ato të përdorin simbolet që të përkujtojnë Nazizmin. Ai më tej informoi se janë vendosur sanksione si ndalimi i ndeshjes nga arbitri në rast se gjatë ndeshjeve kryhen brohoritje antisemitike dhe se arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes do t‘u njoftohet tifozëve përmes tabelave dhe altoparlantëve.

Vendimi në fjalë do të prekë dy lojtarë që luajnë aktualisht në Ligën e Parë të Futbollit italian (Serie A). Që nga sezoni i ri, numrin “88” nuk mund ta mbajnë në fanellat e tyre Mario Pasalic që luan tek Atalanta dhe Toma Basic tek ekipi Lazio. Sipas lajmeve në media, në Itali futbollistë të tillë si Mateusz Praszelik, Gianluigi Buffon dhe Marco Borriello për një periudhë kanë mbajtur numrin “88” në fanellat e tyre, por më pas si pasojë e kritikave këto lojtarë kanë mbetur te detyruar të deklarojnë se nuk kanë ndonjë simpati për të djathtën ekstreme.