Paris Saint Germain ka identifikuar objektivin kryesor të merkatos së verës.
Bernardo Silva është lojtari i zgjedhur nga Luis Campos për të forcuar ekipin dhe për t’i dhënë më shumë cilësi mesfushës, një repart që prej disa vitesh duket se është pika e dobët e një ekipi që në përbërje është shumë i fortë.
Francezët do të mendonin të përfshinin disa homologë në marrëveshje, por Manchester City, sipas “RMC Sport”, do të ishte i interesuar vetëm për një lojtar.
Warren Zaire Emery është i preferuari i klubit anglez, një 17 vjeçar i cili këtë sezon ka realizuar 2 gola. Një talent i jashtëzakonshëm, të cilin Guardiola beson se mund ta rigjenerojë dhe ta bëjë më të fortë.