Organizata mercenare Wagner është financuar tërësisht nga shteti rus , i cili shpenzoi 86 miliardë rubla ose 1 miliard dollarë midis majit 2022 dhe majit 2023.

Presidenti rus Vladimir Putin në një takim me zyrtarët e sigurisë, shtoi se shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin , i cili udhëhoqi rebelimin e shkurtër të shtunën e kaluar, fitoi shumë gjatë të njëjtës periudhë nga biznesi i tij i hotelierisë dhe i kateringut.

Putin sqaroi se nga aktivitetet e tij ka fituar 80 miliardë rubla.
Ndër të tjera presidenti rus tha se autoritetet do të hetojnë se sa para i janë dhënë Wagner dhe shpenzuar nga lideri i saj.