Vjen edhe zyrtarizimi: Jorge Jesus nuk është më trajneri i Fenerbahces.

Trajneri i njohur portugez shpalli skuadrën nga Stambolli nënkampione në sezonin e fundit, ndërkohë që të shtunën u regjistruar suksesi në Kupën e Turqisë.

Djemtë e Jesus mposhtën 2-0 Basaksehirin në finalen, duke rikthyer Fenerbahcen te trofetë pas nëntë vitesh. Gjithsesi, suksesi nuk ishte i mjaftueshëm për drejtuesit e klubit turk për të firmosur një kontratë të re me 68-vjeçarin.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Fenerbajce ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin luzitan. Duke theksuar se i përfundoi kontrata dhe duke e falënderuar për kontributin e dhënë.
Jorge Jesus ka një eksperiencë të madhe mbi supe. Ai ka fituar trofe edhe me Benfikën, Sportingun e Lisbonës, Al Hilal dhe Flamengon.
Drejtuesit e Fenerbahces kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij, ndërkohë që emri i Jesus lidhet me kombëtaret e Brazilit dhe Arabisë Saudite.