Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi janë protagonistët e fundit të kopertinës së revistës “Vogue Australia”.
Në intervistë çifti tregon për martesën e tyre dhe se si kanë gjetur njëri-tjetrin.
Përveç intervistës, Rita dhe Taika realizuan një fotosesion të përbashkët, ku shfaqen në çaste intime.
Nëpërmjet fotove, çifti shpreh kiminë e tyre sensuale, duke treguar se lidhja e tyre është e fortë dhe e thellë.