
Romelu Lukaku nuk ka dëshirë të kthehet te Chelsea dhe të punojë me trajnerin e ri Mauricio Pochettino sezonin e ardhshëm.
Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi dëshiron të qëndrojë te Inter me çdo kusht kur huazimi i tij të përfundojë muajin e ardhshëm.
Zgjatja e qëndrimit të tij me gjigantët e Serie A edhe për një vit është një mundësi dhe vendimi do të merret pas finales së Ligës së Kampionëve.
Lukaku ka “përcjellur mendimet e tij” te shefat e Interit, duke përsëritur se ardhja e Pochettino nuk ka pasur asnjë ndikim në dëshirën e tij për t’u larguar nga Stamford Bridge.