Javët e fundit në Prishtinë ka mbretëruar një mot i paqëndrueshëm duke ndërruar drastikisht edhe brenda ditës.
Ky ndryshim sjell probleme kryesisht për vizitorët dhe kjo i ka ndodhur edhe Sarah Berishës. Blogerja e njohur shkon shpesh në Prishtinë por duket se ende nuk e ka mësuar këtë fakt.
Pas ndryshimit të menjëhershëm të motit ajo ka përfunduar me veshje të PM.
“Sarah fiksoje në mendjen tënde: Mos u nis më kurrë për Kosovë pa marrë një veshje të trashë me vete”, ka shkruar Sarah.