Selena Gomez në vitet e fundit nuk linte shumë vend për shaka dhe humor. Mirëpo, sipërmarrësja e njohur duket se ka gjetur sërish ekuilibrin e saj, dhe oreksin për të flirtuar dhe për t’ia kaluar mirë.
Këtë herë, e pamë në një fushë futbolli, e ulur anash me miqtë e saj, e mbështjellë me disa batanije dhe xhaketa.
Ndërsa ndeshja vazhdonte, Selena dukej se vendosi të merrte masa. Ndaj, e shohim duke u përpjekur të flirtojë me futbollistët, por siç thotë ajo duhet të mos ketë shkuar shumë mirë.
Në videon që ajo ka postuar me humor e dëgjojmë duke bërtitur në mënyrë karakteristike: “Jam beqare. Jam pak kërkuese, por dua shumë”, dëgjohet duke bërtitur ajo. Por nuk u ndal me kaq, pasi Gomez, duke postuar videon, ka shkruar në mbishkrimin “Gjërat janë të vështira miku im”.