Ka nisur punimet ditën e sotme në Londër Unioni Ndërkombëtarë Demokrat, (IDU, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në këtë aktivitet të madh të partive të djathta të gjithë botës merr pjesë, edhe deputeti dhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha.

Postimi i Lulzim Bashës:

40 vjetori i Unionit Ndërkombëtar Demokrat IDU, aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë, mblodhi në Londër kolegë, miq dhe partnerë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Në këtë 40 vjetor të krijimit të IDU e falenderova Kryetarin e familjes tonë politike euro-atlantike, ish kryeministrin e Kanadasë z. Stephen Harper për mbështjen e çmuar për Shqipërinë dhe PD.

Ish Presidentja dhe ministrja e jashtme e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic me të cilën kemi ndarë kohë sfidash dhe suksesesh gjatë procesit të anëtarsimit në NATO, më garantoi se vendi i saj do te jetë mbështetës i palëkundur në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Gjithnjë kënaqësi biseda e hapur dhe miqësore me një nga eminencat e Partisë Popullore Europiane, Elmar Brok, mbështetës në çdo kohë i Partisë Demokratike.

Me ish kryeministrin dhe kreun e partisë simotër në Slloveni Janes Janza folëm për sfidat më të cilat po përballen vendet tona dhe rreziku që vjen nga sakrifikimi i demokracisë në emër të stabilokracisë më të cilën sot po përballen sot vendet e ndryshme të rajonit. PD është e bekuar me miqtë e saj, si e vetmja forcë që ka sjellë e do ta sjellë ndryshimin.