Shakira ka treguar për revistën “People en Español” se si e zbuloi tradhtinë e Pique. Shakira tregon se mësoi tradhtinë e Pique menjëherë pasi babai i saj 91 vjeç, Ëilliam Mebarak Chadid, u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti.

“Gjithçka ndodhi menjëherë. Mësova përmes medias se isha tradhtuar, ndërsa babai im ndodhej në terapi intensive. Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të.”

“Babai im është shembulli më i madh i qëndrueshmërisë dhe nëna ime ka qenë pranë tij gjithmonë. Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë model për fëmijët e mi.”

Mes të tjerash, Shakira foli për të gjitha përjetimet e saj në momentet kur mori vesh për tradhtinë e Pique.

“Kam kaluar mohim, inat, dhimbje, pranim, pikëllim, shpresë, mashtrim, shpresë, emocione. Kaq shumë emocione dhe ndjenja që herë pas here duken të përziera, që dukej se nuk mund të bashkëjetonin brenda meje.”