Një sasi eksplozivi është hedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në garazhin e një banese në Shkodër.
Nga informacionet e para të policisë mësohet se ngjarja u shënua në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’.
“Në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale” informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.