Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Egnatia do kërkojnë suksesin në ndeshjet evropiane. Kampionët e Superligës, Partizani luan më 11 korrik në “Air Albania” kundër BATE Borisov, për turin e parë kualifikues të Champions League. Dueli në Tiranë do gjykohet nga Nathan Verboomen (20:45).

Po në “Air Albania” në datën 13 korrik më 20:00, Tirana pret Dinamo Batumin për turin e parë të Conference League. Robert Jones nga Anglia do jetë kryesor në përballjen e parë.

Në 13 korrik më 17:00, Egnatia luan në transfertë kundër Ararat-Armenia po për turin e parë të Conference League. Këtë duel do e gjykojë maltezi Trustin Farrugia Cann.

Po në 13 korrik, më 20:45 Vllaznia luan në transfertë me irlandezët e Linfield, për turin e parë të Conference League. Përballja do gjykohet nga Ivo Torres me origjinë nga Luksemburg dhe ndihmësat e tij.

Arbitrat:

Champions League:

Partizani – BATE Borisov (Nathan Verboomen, Mathias Hillaert, Rube Uyns, Uesli de Cremer)

Conference League:

Tirana – Dinamo Batumi (Robert Jones, Harry Lennard, Uade Smith, Thomas Bramall)

Linfield – Vllaznia (Ivo Torres, Joaquim Da Silva. Tom Hansen, Gilles Becker)

Ararat- Armenia – Egnatia (Trustin Cann, Roberto Vella, James Muscat, Glen Tonna)