“Për Ballkanin Perëndimor, Tirana është absolutisht qyteti më i besueshëm”. Ishte kjo deklarata e juristit Kreshnik Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.

Ai komentoi se prania e Bill Klinton në Tiranë më 4 korrik vjen si pasojë e balancës që ka ruajtur Shqipëria në krizat rajonale.

Sipas Spahiut, Tirana është kryeqyteti më i vlerësuar për aleatët perëndimorë.

“Klinton shkon në Tiranë në mënyrë specifike për të dhënë mesazh për Kosovën dhe kush kupton nga politika e bën analizën vet, pse zgjedh Tiranën për të sjellë mesazhe për Kosovën, pse nuk zgjedh Beogradin dhe pse nuk zgjedh Prishtinën, por zgjedh pikërisht Tiranën. Pse nuk shkon në Kosovë këtë radhë dhe pse nuk shkon direkt në Prishtinë për të dhënë këtë mesazh. Unë nuk dua ta errësoj vizitën e Bill Klinton, por ta ndriçoj sa më shumë dhe sigurisht ta mbivlerësoj sepse meriton të mbivlerësohet,” – u shpreh Spahiu.