Italia fitoi 2-3 me Holandën në finalen e vendit të tretë dhe katërt në Ligën e Kombeve. Dueli në Enschede foli për të kaltrit e Mancinit, që në fund e kthyen duelin në dramatik.
Dimarco në minutën e gjashtë zhbllokoi ndeshjen, teksa Frattesi në të 20 minutë dyfishoi për Italinë.
Në minutën e 68 ishte Berguijn që zhbllokoi për 1-2, teksa Chiesa te Italia riktheu epërsinë e dy golave për 1-3.
Në minutën e 89 ishte Uijnaldum që i dërgoi shifrat në 2-3, teksa edhe pas 10 minutave shtesë rezultati nuk ndryshoi, me Italinë që merr vendin e tretë.