Një nga kompanitë më të njohura të kafesë në botë, Starbucks detyrohet të dëmshpërblejë ish-punonjësin Shannon Phillips.
Sipas CNN, Shannon ka punuar si menaxhere për Starbucks për 13 vjet. Në vitin 2018, kompania njoftoi se ajp po pushohej nga puna me arsyetimin se nuk mund të drejtonte stafin. Shannon kishte mbikëqyrur disa dyqane në zonë, megjithatë, u pushua nga puna pas një incidenti që rezultoi në arrestimin e dy burrave me ngjyrë në një nga dyqanet e zinxhirit në Filadelfia në prill 2018.
Gruaja paditi kompaninë për shkarkimin e saj dhe më në fund Gjykata e Nju Xhersit vendosi në favor të menaxherit rajonal të Starbucks. Kjo do të thotë se kompania duhet t’i paguajë Shannon-it një shumë prej 25.6 milionë dollarë. Vendimi i gjyqit, i cili zgjati gjashtë ditë, ishte unanim, komenton CNN.
Nga ana e saj, Starbucks tha se është i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës dhe do të shqyrtojë lëvizjet e ardhshme, tha zëdhënësja e kompanisë Jaci Anderson për CNN.
Shkarkimi i Shannon-it lidhet me një incident që ndodhi pesë vjet më parë. Në vitin 2018, dy njerëzve me ngjyrë iu kërkua të largoheshin nga kafeteria pasi, ndërsa ishin ulur në një tavolinë, ata nuk porositën asgjë. Por ata nuk pranuan të largoheshin me argumentin se prisnin një shok.
Kur menaxherja e Starbuck thirri policinë, dy burrat u arrestuan. Shannon ngriti padi për herë të parë në vitin 2019, një vit pasi u pushua nga puna, duke theksuar se kompania e ka diskriminuar për shkak të racës së saj.
Ankesa thoshte gjithashtu se pasi burrat u arrestuan, Starbucks ndërmori hapa për të ndëshkuar punonjësit e bardhë, të cilët nuk ishin të përfshirë në incident, por punonin në zonën më të madhe të Filadelfias.
Nga ana e saj, Shannon, e cila në atë kohë mbikëqyrte zonat përfshirë Filadelfia, pretendoi se Starbucks e kishte udhëzuar atë të detyronte një punonjës të bardhë të jepte dorëheqjen si pjesë e incidentit. Megjithatë, ajo ka tentuar të mbrojë punonjësen, për pasojë kompania e ka pushuar.