Një kamion shqiptar është sulmuar me gurë nga gjashtë persona të paidentifikuar në Zveçan.

Ka qenë shqiptari që ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se autorët kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00.

“Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, sipas policisë.