5 qershori është Dita Botërore e Mjedisit. Tema kryesore e kësaj dite sivjet në Kinë është“Ndërtimi i modernizimit me harmoni mes njeriut e natyrës”.

Kina i përmbahet idesë së mbrojtjes së mjedisit dhe rrugës së zhvillimit të gjelbër ekologjik për të promovuar shndërrimin e gjelbër në zhvillimin ekonomik e shoqëror.

Në dekadën e kaluar (2012-2022), lëshimi i dioksidit të karbonit për njësi të PBB-së në Kinë u ul 34.4 %, kurse përqindja e qymyrgurit në konsumin energjetik u pakësua nga 68.5 % në 56 %.

Përmasat e përdorimit të energjisë së përtëritshme dhe prodhimi e shitja e automjeteve me energji të re zunë vendin e parë në botë. Gjelbërsia po bëhet themeli i zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës.