Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar ftesën e bërë nga Josep Borrell ditë më parë për të shkuar në Bruksel. Në një konferencë për median ai tha se do të shkojë dhe do të paraqesë provat e asaj që ai i quan agresion serb në territorin e Kosovës.
“Do të komunikoj me Brukselin. Jam gati dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqes hodhësisht këto të dhëna që i morëm. Ta kuptojnë që deeskalimi i situatës nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë. Jam shumë i interesuar të paraqes dokumentacionin për këtë krim që është bërë”- tha Kurti.
Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar ftesën e bërë nga përvfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell. Në fjalimin e tij para kombit të mbajtur ditën e dielë. Vuçiç tha se nuk ka asgjë për të biseduar me Kurtin.