Tirana po mendon një goditje të bujshme dhe bëhet fjalë për një futbollist që u shpall kampion vitin e kaluar.

“Panorama Sport” mëson se bardheblutë janë afër akordit me Erion Hoxhallarin.

Ish-kapiteni i kryeqytetasve nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme te UTA Arad dhe duket se po mendon një rikthim në kampionatin shqiptar, konkretisht te Tirana.