Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri është kritikuar nga ndjekësit e saj pas një postimi që ajo ka bërë së fundmi në rrjetet sociale.

Në videon që postoi duket qartë artistja e cila po kërcente në në mënyrë sensuale në kishë, ndërsa kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat e saj, të cilët këtë veprim të aktores e vlerësuan të pahijshëm për tu bërë në një vend të shenjtë.

Mirëpo Arjola ditën e djeshme përmes një shkrimi në Instagram ka reaguar në lidhje me këtë situatë.

Ajo sqaroi ndjekësat e saj duke thënë se në kishë ishte mbajtur një aktivitet i përvitshëm ku të ftuar ishin rreth 300 persona të cilët festuan, kënduan dhe kërcyen.

“Për të gjithë kto moralista që mban kjo tokë e sidomos kta që shohin veprimet e mija me lupë e i zmadhojnë e i bëjnë Allahi na rujtë , veprimet e veta nuk i shohin se nuk ju del koha. Pikërisht ne këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm #albanianroots ku festuan kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar të gjithë shqiptar. Tani unë pse mos te kërceja apo vetëm unë jo se unë zbën po ikni ore shifni punët e juaja se na keni kënaqur fare me kto morale që s’di ku i bleni sa ju kushton kg se i shisni shtrenjtë a kshu i bleni shumë lirë.”