Leandro Paredes nuk bindi te Juventus, ku luajti në huazim sezonin e kaluar dhe u rikthye te Paris Saint Germain, por edhe këtu vetëm për pak javë. Mesfushori argjentinas nuk bën pjesë në planet e kampionëve të Francës dhe prite tët largohet me shumë mundësi drejt Turqisë, ku e kërkon me ngulm Galatasaray.
Mediat franceze bëjnë me dije se mes klubit nga Stambolli dhe mesfushorit Paredes është arritur një marrëveshje për të firmosur një kontratë 4-vjeçare, nga e cila futbollisti do të paguhet rreth 2.5 milionë euro në sezon.