UEFA ka marrë një vendim drastik, duke pezulluar klubin e Osasunës nga Conference League sezonin e ardhshëm.
Qeveria Europiane e Futbollit ka bërë të ditur vendimin, pasi klubi spanjoll akuzohet për trukim ndeshjesh në sezonin 2013-2014. Pas shumë diskutimesh dhe dy shtyrjesh, inspektorët e UEFA-s kanë marrë vendimin që në edicionin e ardhshëm të Conference League, Osasuna të mos marrë pjesë.
Megjithatë, çështja nuk do të përfundojë këtu. Klubi spanjoll, brenda gjashtë ditësh do të apelojë vendimin e UEFA-s. Dhe më pas do të jetë komisioni i apelit që do të marrë një vendim. Pritet që rasti Osasuna të ketë përparësi, pasi duhet të merret një vendim përfundimtar. Sepse me datën 7 gusht do të hidhet shorti i Conference League.
Siç bëhet e ditur nga mediet spanjolle komisioni i Apelit pranë UEFA-s, pritet ta dërgojë çështjen në apel. Që do të jetë shkalla e fundit që do të japë vendimin final për cështjen Osasuna. Nëse sërish Qeveria Europiane e Futbollit nuk do të ndryshojë vendim atëherë klubi spanjoll do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (TAS).