Manchester United i duhet të zgjedhë, të afrojë një sulmues apo një portier të nivelit të lartë këtë verë, duke u bazuar në buxhetin e tyre aktual.

Djajtë e kuq e kanë të pamundur të afrojnë në të njëjtën kohë një sulmues dhe një portier të niveleve më të larta, për këtë arsye ata janë duke menduar të bëjnë një ofertë prej 50 milionë paundësh për Mason Mount. United doli nga gara për Harry Kane, pavarësisht se sulmuesi i kombëtares angleze ishte i preferuari për trajnerin Erik ten Hag.

Pretendimet e larta të Tottenham që kërkon 100 milionë paund për një lojtar që mbush 30 vjeç muajin e ardhshëm, dhe ka vetëm një vit në kontratë, duke përfshirë këtu dhe negociatat e vështira me Presidentin e Spurs Daniel Levy bënë që United të tërhiqet nga gara për Kane.
Duke i dhënë prioritet Mount United ka mundësi të shohë opsionet dhe për një rol tjetër delikat si ai i portierit. Djajtë e kuq raportohet se më parë kanë pasur interes për Jordan Pickford, ndërkohë që trajnerit Ten Hak i pëlqen portieri i Inter Andre Onana, që mund të shërbejë për ndërtimin e lojës që nga porta më me efikasitet se De Gea, por ai do të kushtonte mbi 50 milionë euro.

Te United shpresojnë që Interit t’i pëlqejë ndonjë lojtar i tyre të cilin mund ta fusin në marrëveshje për të ulur çmimin e Onana.Manchester United i duhet të zgjedhë, të afrojë një sulmues apo një portier të nivelit të lartë këtë verë, duke u bazuar në buxhetin e tyre aktual. Djajtë e kuq e kanë të pamundur të afrojnë në të njëjtën kohë një sulmues dhe një portier të niveleve më të larta, për këtë arsye ata janë duke menduar të bëjnë një ofertë prej 50 milionë paundësh për Mason Mount. United doli nga gara për Harry Kane, pavarësisht se sulmuesi i kombëtares angleze ishte i preferuari për trajnerin Erik ten Hag.

Pretendimet e larta të Tottenham që kërkon 100 milionë paund për një lojtar që mbush 30 vjeç muajin e ardhshëm, dhe ka vetëm një vit në kontratë, duke përfshirë këtu dhe negociatat e vështira me Presidentin e Spurs Daniel Levy bënë që United të tërhiqet nga gara për Kane.
Duke i dhënë prioritet Mount United ka mundësi të shohë opsionet dhe për një rol tjetër delikat si ai i portierit. Djajtë e kuq raportohet se më parë kanë pasur interes për Jordan Pickford, ndërkohë që trajnerit Ten Hak i pëlqen portieri i Inter Andre Onana, që mund të shërbejë për ndërtimin e lojës që nga porta më me efikasitet se De Gea, por ai do të kushtonte mbi 50 milionë euro.

Te United shpresojnë që Interit t’i pëlqejë ndonjë lojtar i tyre të cilin mund ta fusin në marrëveshje për të ulur çmimin e Onana.