Betejën do ta ketë me një tjetër britanik, veçse jo me Entoni Xhoshuan. Përballë kampionit të botës për peshat e rënda, Oleksandr Usik, do të jetë Daniel Dybua (Dubois), në betejën që do të zhvillohet në gusht në Poloni.
Veterani 36-vjeçar i habiti të gjithë me ndryshimin e tij fizik në foton që botoi në rrjetet sociale. Ukrainasi duket më elegant, sikur ka humbur format muskulore të tij, ose ndoshta kështu është përshtypja që jepet. Usik është kampion i botës në federatat WBA, IBF dhe WBO, dhe ka rezultatin 20-0 në karrierën, paksa më të mirë sesa rivali britanik.