Unioni Ndërkombëtar i Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) njoftoi këtë të enjte se FIFA do të japë një çmim monetar prej të paktën 28 000 eurosh për secilën nga 736 pjesëmarrëset në Kupën e Botës për femra.
Duhet theksuar se është një çmim i dhënë drejtpërdrejt nga FIFA për çdo lojtare dhe nuk menaxhohet nga federatat kombëtare, si zakonisht.
“Zëri i lojtareve u dëgjua, ne hodhëm një hap tjetër drejt barazisë gjinore, në nivelin më të lartë konkurrues. Kjo është një trashëgimi e qëndrueshme”, lexohet në deklaratë.