Pak javë më parë u duk se transferimi i mesfushorit Granit Xhaka nga Arsenali te Bayer Leverkusen ishte i afërt.

Por këtë verë Xhaka mund të mos jetë fare në Gjermani. Sipas TodoFichajes, zvicerani është afër bashkimit me Romën.

Sipas burimit, Arsenali dhe Roma janë afër arritjes së marrëveshjes.

Kostoja e transferimit të Xhakës mund të jetë 23 milionë euro, që është një shumë e konsiderueshme për romakët.

Jose Mourinho dëshiron shumë ta shohë Granit Xhakën në skuadrën e tij. Ai kërkoi nga drejtuesit e Romës që të nënshkruajnë me 30-vjeçarin shqiptar.