Zbardhet dëshmia e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit, i cili u arrestua të shtunën për llogari të SPAK.
Gjici deklaroi se është ndëshkuar për veprimet që ka bërë, ndërsa pretendon se nuk ka kryer shkelje ligjore.
“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.
Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka theksuar ai.
Gjici e pësoi pas publikimit të një video-skandali ku u filmua duke kryer marrëdhënie në zyrë me një vajzë, Alma K., dhe pas aktit në videon e plotë, flasin për një tender për mbrojtjen e kafshëve.
Ai udhëzonte nënkryetarin e bashkisë Granit Gjana të ndiqte hapat ligjorë për projektin dhe në pak minuta vajza mbylli të gjitha procedurat për tenderin e qenve të rrugës.
Alma K. ndodhet në “Arrest Shtëpie”, por më herët në një intervistë është shprehur se ndihet e braktisur dhe e pambrojtur nga shteti.
Nga ana tjetër, Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak, pasi u shkarkua nga kryeministri Edi Rama. Gjici e quajti publikimin e videos një kurth nga kundërshtarët e tij politikë.