Markus Turam është lojtari më i ri i Interit pasi ditën e djeshme ai ka kryer vizitat mjekësore me skuadrën dhe ka firmosur teksa mungon vetëm komunikata zyrtare për të.

Ndërkohë, mediat italiane kanë zbuluar edhe prapaskenat e këtij transferimi. Futbollisti ishte pranë kalimit te Milani dhe shumë media në Itali, e bënin thuajse të kryer por në momentet e fundit ka ndryshuar gjithçka dhe lojtari pranoi ofertën e Interit, për të kaluar me parametra zero.

Lojtarin e ka bindur vetëm një telefonatë nga trajneri Simone Inzagi i cili ka komunikuar me të duke i folur për projektin e skuadrës. Kjo telefonatë ka mjaftuar dhe lojtari ka vendosur të kalojë në anën tjetër të qytetit.